Neymar JR u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Ai u transferua në Paris Saint Germain për 222 milionë euro nga Barcelona, shkruan IndeksOnline.
Por, kjo çfarë bën klubi më i madh në Gjermani, Bayern Munich me parat e Neymarit duke ia shtuar edhe 38 milionë tjera, është interesante.
Bayern Munich me 260 milionë euro paguan të gjithë lojtarët për një sezon, 38 milionë më pak kushtoi ylli brazilian.
Tre lojtarët më të paguar në Bayern janë: Lewandowski 15 milionë, Muller 15 milionë dhe Neuer 15 milionë euro.
Një detaj tjetër interesant nga kampionati gjerman është te Augsburg, ekip ky që paguan 20 milionë euro në vit të gjithë futbollistët 10 më pak se Neymar tërë sezonin.