Ja 8 shenjat e heshtura të tumorit në tru…

Kanceri i trurit është një diagnozë e mjaft frikshme.

Simptomat e kancerit të trurit ngjajnë shumë me sëmundjet e tjera të përditshme, nga dhimbjet e kokës deri tek depresioni. Këtu do t’ju paraqesim se në cilat raste duhet të merrni në konsideratë të vizitoni mjekun.

Lajmi i mirë është se kanceri i trurit prek më pak se 1% të pupullsisë së botës dhe lajmi i keq është se tumoret e trurit shpesh shoqërohen vetëm me pak simptoma.

Dhimbje koke të vazhdueshme

“Duke qënë se është e vështirë edhe për mjekët që të bëjnë dallimin mes dhimbjeve të kokes të shkaktuara nga tumori në tru dhe atyre që rezultojnë për shkaqe të tjera, treguesi më i mirë është një dhimbje koke e përditshme që nuk pushon, vetëm sa përkeqësohet dhe gjithashtu fillon shpesh kur zgjoheni në mëngjes”, thotë Mike Chen, Profesor i Asociuar, kirurg.

Kjo dhimbje mund të ndryshojë shumë pavarësisht nga masa apo norma e rritjes së tumorit. Çelësi është të kërkosh për dhimbje koke të tjera, të vazhdueshme të cilat nuk u përgjigjen trajtimeve.

Një humbje e lehtë e shikimit

Pacientët që e përjetojnë këtë simptomë mund të mos jenë aspak në dijeni, aq më tepër që t’a lidhin atë me një tumor në tru.

Ata gjithashtu mund të mos vënë re një alternim të cilësisë së pamjes derisa do të vënë re vazhdimisht pasojat në lidhje me humbjen e shikimit. Kjo simptomë e veçantë ose vizioni periferik i dëmtuar njihet si hemianopsia bitemporale.

Dobësi dhe letargji

Korteksi motorik i trurit vë në lëvizje dhe kontrollon lëvizjen e muskujve nëpër trup. Korteksi motorik i djathtë kontrollon anën e majtë të trupit tuaj dhe korteksi motorik i majtë kontrollon anën e djathtë të trupit.

Nëse ka tumore kudo nëpër këtë rrugë, këto sinjalizime ndërpriten plotësisht dhe rezultati është humbja e funksionit.

Ngathtësi në të folur apo vështirësi në të shprehur

Probleme me gjuhën si belbëzimi, vështirësi për të emëruar objektet ose për të kuptuar se çfarë po thonë të tjerët janë simptomat thelbësore të një tumori në lobet frontale ose temporale, zona të trurit të lidhura me funksionin motorik të të folurit dhe të kuptuarit të gjuhës.

Ka dy qëndra të të folurit në tru të vendosura në anën e djathtë, të cilat aktivizojnë muskujt që krijojnë tungujt dhe në rastin e prezencës së një tumori, të dyja aftësitë shpesh bllokohen.

Ndjenja të ndryshme humori dhe sjellje të rrezikshme

Pacientët që vuajnë nga një tumor në tru mund të zhvillojnë depresion, zemërim dhe ankth, edhe nëse zakonisht nuk i shfaqin këto lloj emocionesh.

Sipas Sumeet Vadera, neurokirurge në Universitetin e Kalifornisë, kjo lidhet me irritimin e tumorit ose ngjeshjen e pjesëve të lobit frontal, i cili është përgjegjës për shumë tipare të pesonalitetit tonë.

Pacientët mund të përjetojnë ndryshime në sjellje pasi një tumor i madh, në rritje të ngadaltë mund të ndryshojë personalitetin dhe gjykimin aq larg sa personat të ngatërrohen për sjellje kriminale dhe probleme psikiatrike.

Humbje e dëgjimit ose zhurmë në veshë

Lobi temporal, i vendosur në fund të pjesës së mesit të korteksit, është përgjegjës për përpunimin e aftësisë tuaj për të dëgjuar tingujt, për të kuptuar gjuhën dhe bisedën.

Nëse jeni duke përjetuar humbje të dëgjimit nga njëra anë apo një ndjesi konstante, të njohur si tringëllimë në veshë, duhet të lësh një takim me mjekun, i cili mund të përcaktojë nëse simptomat tuaja janë aq të rënda për t’u vizituar tek një neurolog.

Infertilitet

Truri kontrollon thuajse çdo gjë në trupin tonë, duke përfshirë prodhimin e hormoneve. Këtë gjë e bën me anën e një zgjatjeje të njohur si gjëndra e hipofizës, një strukturë me madhësinë e një bizele e vendosur në bazën e trurit.

Tumoret që ndikojnë në gjendrën e hipofizës mund të sekretojnë sasi të mëdha të hormoneve ose të parandalojnë funksionin normal të gjëndrës.

Kjo është arsyeja përse shumë femra që vuajnë nga tumori në tru e kanë të pamundur të ngelen shtatzënë apo të prodhojnë qumësht pas lindjes.

Humbje e balancimit

Një nga shumë zonat ku sistemi qëndror luan një rol jetësor është roli i tij me funksionin motorik.

Nëse filloni të ecni me vështirësi, veçanërisht në errësirë dhe prireni të drejtoheni nga njëra anë, kjo mund të jetë një simptomë e shkaktuar nga tumoret në trurin e vogël, zona e trurit përgjegjëse për balancimin dhe koordinimin./Mesazhi/