A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj? Ja pasojat negative te kafeinës.
Puna ne zyre te bën shume shpejt te varur nga kafeja. Disa nuk mund ta fillojnë ditën pa pire një filxhan dhe disa te tjerë e mbajnë gjithmonë pranë tasin e madh.
A e dini se kafeja mund ta dëmtoje shëndetin dhe trupin tuaj? Ja cilat janë pasojat negative te kafeinës.
1. Iu bën te dëgjoni zëra
Sipas një studimi te Universitetit te Melburnit, kafeja është një lloj droge psikoaktive. Nëse pini me shume se 5 filxhanë mund te dëgjoni zëra qe ne fakt nuk ekzistojnë.
2. Dëmton mëlçinë
Sipas një studimi te kryer nga National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases ne Shtete e Bashkuara, dozat e vogla te kafesë e ndihmojnë trupin te detoksifikohet, por sasia e madhe mund te ketë pasoja te kundërta dhe te dëmtojë mëlçinë.
3. Rrit trysninë e gjakut
Studimi i kryer nga Carnegie Mellon University tregon se kafeja stimulon rrahjet e shumta te zemrës dhe mund te shkaktoje probleme me frymëmarrjen.
4. Te bën nervoz dhe te paarsyeshëm
Një frymëmarrje jo e mire mund te pengoje transportimin e mire te oksigjenit ne tru çka mund te dëmtojë procesin e vendimmarrjes.
5. Shkakton pagjumësi
Kafeja mund te pakësojë me 6 ore kohen e gjumit dhe duhen 24 ore qe substanca te largohet përfundimisht nga sistemi juaj. Mos pini asnjëherë kafe para se te flini.
6. Nxit shfaqjen e osteoporozës
Sipas një studimi te Universitetit te Oregon-it, kafeina nuk i bën mire kockave. Për te shmangur këtë rrezik, konsumatorët e mëdhenj te kafesë duhet te marrin sa me shume vitamine D.
7. Nxit urinimin e shpeshte
Kafeja mund te sjelle probleme me fshikëzën e urinës dhe te nxit te shkosh shpeshherë te urinosh.
8. Shkakton dhimbje koke
Sipas American Heart-Association, konsumatorët e mëdhenj te kafesë mund te kenë dhimbje koke, ankth, lodhje si dhe depresion./Mesazhi/