Ju mund të vendosni t’i nënshtroheni një diete të rreptë por duhet të keni parasysh që jo gjithmonë ajo që funksionon për dikë tjetër, do të funksionojë edhe për ju.
Me këtë, ne nuk duam t’ju dekurajojmë dhe t’ju ndalim misionin e humbjes së peshës. Përkundrazi, ajo që duam është që ju të vazhdoni të përpiqeni, por me metodat e duhura.
Cilat janë metodat e duhura?
Një nga përbërësit kryesorë është soda e bukës. Më poshtë, ne do t’ju tregojmë disa kombinime të saj, që shërbejnë për të kthyer format e dëshiruara trupore:
-Sodë buke me uthull molle:
Do të keni nevojë për një gjysmë lugë sodë buke dhe dy lugë uthull molle. I përzieni të dy përbërësit në një tas dhe shtoni një gotë ujë. Kjo substancë do të konsumohet çdo mëngjes esëll, për të humbur peshë.
-Sodë buke me lëng limoni:
1 lugë gjelle bikarbonate, një gotë ujë dhe lëng limoni.
-Bikarbonat me luleshtrydhe:
1 filxhan luleshtrydhe, lëng limoni ( kokrra), 2 gota ujë dhe mente. Të gjithë këta përbërës do t’i vendosni në një blender, pastaj shtoni 2 lugë sodë buke.
-Bikarbonat me qitro:
Lëngun e qitros përzieni me një lugë sodë buke. Krijohet një substancë homogjene dhe këtë lëng merreni në kohën që preferoni./Mesazhi/