Ja 3 mënyra si ta kuptoni nëse vezët vijnë nga një pulë e sëmurë

Vezët janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, dhe janë çdoherë në tryezat tona por jo gjithmonë janë cilësore për fat të keq.

Është e rëndësishme të dimë dallimin mes një pulë të shëndetshme dhe asaj që nuk është. Një pulë e shëndetshme ha lloje të ndryshme të ushqimit çdo ditë, madje ato hanë insekte dhe mish.

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të dalloni një vezë të shëndetshme:

Fortësia e lëvozhgës

Është e rëndësishme që lëvozhga e vezës të jetë e fortë. Nëse nuk është e fortë dhe thyhet lehtësisht, veza nuk është e mirë. Pulat që hanë mirë kanë lëvozhga të forta dhe vezë më të mira.

Ngjyra e të verdhës së vezës

Ngjyra e të verdhës së vezës duhet të jetë ngjyrë e thellë portokalli. Ato që janë të verdha të ndritshme ose të lehta duhet të shmangen.

Trashësia e të verdhës së vezës

Nëse e verdha e vezës është e trashë dhe e rrumbullakët, është më e shëndetshme. Nëse vezët nuk kanë këto karakteristika nuk janë cilësore./Mesazhi/