Jeta është një lojë e vazhdueshme ku ne fshehim gjëra dhe luftojmë për të zbuluar të vërtetën.
Është shumë e vështirë ta imagjinosh jetën në një botë të sinqertë, me gënjeshtra të bardha dhe gjysmë të vërteta.
Themi këtë pasi e vërteta dhëmb, dhe do ishte një jetë e e vështirë për ne. Askush nuk do i afrohej dikujt tjetër, dhe ne do ishim shumë të vetmuar. Por gjithsesi gënjështrat, nuk na ndihmojnë që jeta jonë të jetë më e lumtur.
Ndonjëherë ne gënjejmë veten tonë që të mos biem në depresion, por të vazhdojmë përpara.
Ne përmes këtij artikulli sot do ju tregojmë se cilat janë 3 gënjeshtrat më të mëdha që ne i themi vetes tonë, për jetën, lumturinë dhe suksesin.
Do të jem i lumtur nëse e arrij atë gjë
Është e vështirë të besosh se ju keni çdo gjë që ju nevojitet për të qenë të lumtur. Ne çdo ditë duhet të mundohemi të përmirësojmë diçka në jetën tonë.
Por kjo nuk do të thotë që të mos shijojmë ato që kemi. Nëse ju mendoni se lumturia do të vijë tek ju pasi të arrini qëllimin që i keni vënë vetes, ndoshta gaboheni, pasi një objektiv i radhës mund të zërë vendin e atij që kishit. Prandaj këshilla jonë është që të jeni i lumtur me ato që keni.
Ju mendoni se “bota” iu ka borxh juve
Gjithmonë ju mendoni se meritoni më të mirën në çdo gjë. Por a keni pyetur ndonjëherë veten nëse vërtetë e meritoni?
Keni punuar ju që të arrini suksesin një ditë? Mos mendoni gjithë kohës se të tjerët ju detyrohen diçka. Filloni dhe punoni për veten tuaj, në mënyrë që të arrini ato gjëra që dëshironi.
I thoni vetes: Nuk mund të bëj asgjë
Nëse tregoheni pesimist nuk do të arrini asgjë. Vendosini vetes objektivat të qartë pasi të gjithë ne mund të bejmë atë që ëndërrojmë nëse vërtet përpiqemi.
Mos u justifikoni me shprehjen”nuk mund të bëj asgjë”, pasi nëse e thoni këtë gjë, ju thjesht nuk e doni ëndrrën tuaj./Mesazhi/