Ballina Artikuj Ja 10 arsyet pse duhet të heqim dorë nga pijet e gazuara

Ja 10 arsyet pse duhet të heqim dorë nga pijet e gazuara

Në Amerikë, një person konsumon mesatarisht 1.892.706 kg pije të gazuara çdo vit. Disa persona pranojnë se gjatë ditës konsumojnë më shumë pije me gaz se ujë ose se nuk konsumojnë aspak ujë.

Duke pasur parasysh këtë sasi të madhe që konsumohet, është e nevojshme të nxjerrim në pah ndikimin që ato kanë në shëndetin tonë.

Disa kërkime të kryera kanë dalë në përfundimin se edhe konsumi i kontrolluar i tyre mund të jetë i rrezikshëm për ne. Në ç’formë?pije te gazuara

Sheqeri – Vetëm një kanoçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët, rrit jashtë mase nivelin e sheqerit dhe shkakton reaksion të insulinës në trup.

Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit ose në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës. Kompanitë e prodhimit të pijeve me gaz janë përdorueset më të mëdha të sheqerit.

Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë kalcium, dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.

Ëmbëlsuesit artificial – Në pijet dietike, në vend të sheqerit natyral përdoret një lëndë tjetër, aspartama, e cila është shumë më e dëmshme. Kjo lëndë shkakton shumë sëmundje si, atak kardiak, sklerozë të shumëfishtë, tumore të trurit, diabet dhe çrregullime emocionale.

Aspartama kthehet në methanol kur është në temperaturë të lartë dhe metanoli shpërbëhet në methanol të oksiduar dhe në acid formik. Pijet dietike rrisin gjithashtu rrezikun e sindromës metabolike, që shkakton dhjam në zonën e barkut, tension të lartë dhe rrit kolesterolin.

Kafeina – pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë, e cila shkakton disa kancere, deformime të gjoksit, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të lartë dhe shumë probleme të tjera.

Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, fluoruri dhe grimca metalesh.

Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se pijet e gazuara shkaktojnë obezitet.

Studimi i bërë mbi persona 12 vjeç, tregoi se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin, për çdo pije që konsumonin rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.

Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat.

Problemi qëndron në faktin se këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe fatkeqësisht nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht.

Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e mërkurit, i cili shkakton shumë sëmundje të rrezikshme.

Mungesa e lëndëve ushqyese – Nuk ka absolutisht as edhe një vlerë ushqyese në pijet me gaz. Jo vetëm që kanë shumë efekte anësore por pije të tilla nuk kanë as edhe një efekt të vetëm pozitiv në trupin tonë. Pijet me gaz janë substance jo natyrale qe trupit i shkaktojnë veç dëm.

Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije dehidratojnë trupin dhe pas një kohe të gjatë mund të shkaktojnë dehidratim kronik.

I dëmshëm për dhëmbët. Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale tek dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishërat e dhëmbëve./Mesazhi/

Exit mobile version