Izraeli vret, gënjen dhe mediat perëndimore e besojnë

Në një tjetër episod tronditës të agresionit izraelit ndaj civilëve palestinezë, forcat izraelite sulmuan një autokolonë ambulancash dhe automjetesh emergjente në Rafah, duke vrarë tetë punonjës të Kryqit të Kuq, gjashtë anëtarë të Mbrojtjes Civile Palestineze dhe një punonjës të Kombeve të Bashkuara.

Ushtria izraelite deklaroi se automjetet nuk ishin të shënuara dhe dyshoheshin për transport të luftëtarëve – por kjo doli të ishte një gënjeshtër.

Pamje të nxjerra nga telefoni i një prej mjekëve të vrarë tregojnë dritat e kuqe të ndezura, mjete të qarta të shënuara si ndihmë mjekësore dhe mungesë të plotë armësh. Më pas, dëgjohet një breshëri armësh të rënda izraelite.

Trupi i mjekut Rifat u gjet më vonë në një varr masiv së bashku me edhe 13 trupa të tjerë, disa prej të cilëve kishin shenja ekzekutimi: plumba në kokë apo kraharor dhe duar të lidhura.

Edhe pas vdekjes, atyre iu desh të vërtetonin se ishin punonjës ndihme.

Shkruar nga Ahmed Najar

Artikulli i plotë

https://www.aljazeera.com/opinions/2025/4/6/israel-kills-lies-and-the-western-media-believe-it