Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli vrau mbi 1.000 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët...

Izraeli vrau mbi 1.000 palestinezë në Rripin e Gazës në 10 ditët e fundit

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur me 1.025 në 10 ditët e fundit, duke arritur në 30.631, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza me anë të një deklarate me shkrim ndau informacione lidhur me bilancin e sulmeve të Izraelit që po vazhdon prej 151 ditësh.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 97 persona ndërsa janë plagosur 123 të tjerë. Sipas kësaj, Izraeli në 10 ditët e fundit vrau 1.025 palestinezë.

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 30.631 dhe numri i të plagosurve është rritur në 72.043. Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas në tetor.

Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmet izraelit ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Exit mobile version