Izraeli vrau 3.000 fëmijë palestinezë që nga viti 2000

Izraeli ka vrarë më shumë se 3,000 fëmijë që nga viti 2000 deri në fund të prillit 2017, ka njoftuat një raport.

Ministria e Informacionit palestinez tha se në një raport të publikuar përpara Ditës së Fëmijëve, dokumenton se forcat izraelite kanë plagosur më shumë se 13,000 fëmijë dhe kanë arrestuar më shumë se 12,000 të tjerë dhe vazhdon të mbajë 300 të tjere burg.

Raporti i publikuar dje tha se 95 për qind e fëmijëve u torturuan dhe u sulmuan gjatë arrestimit të tyre.

Mesatarisht, forcat izraelite arrestojnë rreth 700 fëmijë çdo vit, por kjo shifër është rritur nga viti 2015. Rreth 2,000 fëmijë u arrestuan midis tetorit të vitit 2015 dhe nëntorit të vitit 2016.

Raporti vuri në dukje se nxënësit e shkollave u nënshtrohen malltretimeve në pikat e kontrollit ushtarak izraelit në hyrje në qyteteve, fshatrave dhe kampeve të refugjatëve palestinezë, duke paralajmëruar se politikat izraelite krijojnë një situatë të rrezikshme ekonomike në luginën veriore të Jordanisë dhe i detyrojnë fëmijët palestinezë të braktisin shkollën. /MESAZHI/