Iz’raeli vazhdon shkatërrimin në jug të Libanit duke bombarduar shtëpitë

Izraeli vazhdon shkatërrimin me sulmet ajrore dhe vendosjen e eksplozivëve në jug të Libanit duke hedhur në erë disa shtëpi në Ayta al-Shaab, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, raportoi se ushtria izraelite hodhi në erë disa shtëpi në qytetin Ayta al-Shaab të Nabatiyeh në jug të Libanit duke vendosur eksploziv.

Gjithashtu thuhet se Izraeli kreu sulme ajrore në qytetet Sur dhe Bint Jubeil.

Izraeli shkatërroi rreth 40 qytete dhe qyteza në jug të Libanit dhe mbi 40 mijë shtëpi. Më tej thuhet se janë bombarduar shtëpi në Ayta al-Shaab, afër kufirit Liban-Izrael.

Tërhoqën vëmendje pamjet ku ushtria izraelite shkatërroi me eksploziv shumë ndërtesa, përfshirë një xhami, në Diheyre në qytetin Sur dhe ndërtesa në qytetin Meys al-Jabel në rajonin Marjayun.

– Konflikti vazhdon në terren

NNA njoftoi se trupat izraelite u përpoqën të depërtonin në territorin libanez nga pika të shumta në pjesët perëndimore dhe qendrore të kufirit.

Elementët e ushtrisë izraelite hapën zjarr me mitralozë të rëndë në zonat pyjore ngjitur me qytetet Nakura, Jabal al-Labune, Alma al-Shaab, Tayr Harfa, Dahira dhe Ayta al-Shaab në jug të Libanit.

Ndërsa ushtria izraelite vazhdon përpjekjet e saj për të depërtuar në Liban nga jugu, Hezbollahu njoftoi se u rezistoi përpjekjeve të trupave izraelite për të depërtuar në Liban.

Elementët e Hezbollahut shënjestruan zonat ku ushtarët izraelitë ishin të mbledhur në rajonet Ramiyeh, Kuzuh dhe Ayta al-Shaab dhe “sulmuan me një goditje të drejtpërdrejtë”.

Hezbollahu gjithashtu shënjestroi elementë të ushtrisë izraelite në periferi të Marun er-Ras dhe sulmoi disa zona të banuara dhe pika ushtarake në veri të Izraelit.