Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iz’raeli vazhdon shkatërrimin e shtëpive të pa’lestinezëve me pretendimin se janë “të...

Iz’raeli vazhdon shkatërrimin e shtëpive të pa’lestinezëve me pretendimin se janë “të palicensuara”

Ushtria izraelite shkatërroi dy shtëpi palestineze dhe një objekt turistik në Bregun Perëndimor të pushtuar me arsyetimin se ato ishin ndërtuar pa leje, transmeton Anadolu.

Aktivisti palestinez, Mutaz Bisharat, i njohur për luftën e tij kundër uzurpimit të tokave palestineze, për Anadolu tha se forcat izraelite shkatërruan një shtëpi që i përkiste Saleh Fakha në fshatin Kardela në veri të rajonit të Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor dhe zhvendosën familjen e tij.

Bisharat theksoi se Izraeli e kreu prishjen me arsyetimin se shtëpitë pa leje ishin ndërtuar në zonat e klasifikuara si zona “C”.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, buldozerët e ushtrisë izraelite në fshatin Ez-Zaviye, në perëndim të qytetit Selfit në Bregun Perëndimor, shkatërruan objektin turistik që i përkiste palestinezit Muhamed Amir, me pretendimin se ishte ndërtuar “pa licencë”.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite shkatërroi gjithashtu një shtëpi në qytetin e Khalilit (Hebron), që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite bastisën qytezën Beit Ummar me një numër të madh automjetesh ushtarake dhe shkatërruan shtëpinë e palestinezit Eyad Avad, me pretendimin se ajo ishte “e palicensuar”.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar ndërmjet Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor, u nda në zonat A, B dhe C.

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës A”, që mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor të pushtuar, iu la Palestinës ndërsa menaxhimi administrativ i “Zonës B”, që ishte 21 për qind, iu la Palestinës ndërsa “siguria” e saj iu dha Izraelit.

Exit mobile version