Autoritetet izraelite kanë anuluar lejet e vizitave familjare për palestinezët nga Gaza që janë të burgosur në burgun e Nahfas.
Zëdhënësja e Gjysmëhënës së Kuqe në Gaza, Suheir Zaqqout tha se vendimi është shpallur dje, me arsyetimin e “renovimeve” në burg dhe në hollin e vizitave.
Zaqqout shtoi se nga 6,198 palestinezë që gjenden brenda burgjeve izraelite, rreth 300 janë nga Rripi i Gazës.
Shumica e më shumë se dy milionë palestinezëve në Rripin e Gazës janë mbyllur brenda enklavës bregdetare për shkak të një bllokade dekadore të vendosur prej Izraeli, mbështetur edhe nga Egjipti në kufirin jugor. /MESAZHI/