Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli ua ndalon ezanin palestinezëve

Izraeli ua ndalon ezanin palestinezëve

Izraeli ka ndaluar thirrjen e ezanit me altoparlantë në xhami në një fshat të Bregut Perëndimor me arsyetimin se gjoja se “ka shqetësuar kolonët hebrenj”.

Koordinatori i Komiteteve të Rezistencës Popullore në jug të Hebronit, Ratib el-Xhebur, për AA tha se forcat izraelite kanë kryer bastisje në fshatin Et-Tuvani në rajonin Musafir Jata në jug të Hebronit, duke bërë me dije se është ndaluar të thirret ezani me altoparlantë nga xhamia e fshatit, raporton Agjencia Anadolu

Xhebur tha se ushtarët izraelitë janë kërcënuar me një bastisje të dytë në rast se nuk respektohet ndalesa. Ai shtoi se fshati Et-Tuvani shpesh përballet me provokime të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve, për shkak se ndodhet afër vendbanimit kolon hebre Ma’on.

Rajoni Musafir Jata bën pjesë në zonën C.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes të Palestinës dhe qeverisë izraelite, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C. Zona A, e cila përfshin 18 përqind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B, që përfshinte 21 përqind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraelit, kurse zona C, që përfshin 61 përqind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

Qeveria izraelite e bën pothuajse të pamundshme që palestinezët të bëjnë ndërtime në zonën C. Në Jerusalemin Lindor të okupuar nga Izraeli gjenden rreth 200 mijë kolonë hebrenj, kurse në Bregun Perëndimor 400 mijë sosh. Komuniteti ndërkombëtar i trajton si ilegale vendbanimet kolone hebrenje që gjendet në territoret e okupuara nga Izraeli.T


Exit mobile version