Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha sot se forcat e tij të ushtrisë do të qëndrojnë në “zonat e sigurisë” në Rripin e Gazës në çdo “situatë të përkohshme ose të përhershme”, transmeton Anadolu.
“Ndryshe nga e kaluara, (ushtria izraelite) nuk po evakuon zonat që janë pastruar dhe kapur”, tha Katz në një deklaratë.
Ushtria “do të mbetet në zonat e sigurisë si një tampon midis armikut dhe komuniteteve (izraelite) në çdo situatë të përkohshme ose të përhershme në Gaza – si në Liban dhe Siri”, tha ai.







