Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iz’raeli thërret në detyrë ush’tarët rezervë të përjashtuar më parë nga shërbimi...

Iz’raeli thërret në detyrë ush’tarët rezervë të përjashtuar më parë nga shërbimi ush’tarak

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar të thërrasë në detyrë ushtarët rezervë të cilët ishin përjashtuar më parë nga shërbimi ushtarak për shkak të “mungesës së forcës”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se “Ministri i Mbrojtjes (Yoav Gallant) ka udhëzuar që ushtarët rezervë, të cilët më parë ishin të përjashtuar nga shërbimi ushtarak dhe janë ende në moshë shërbimi, të thirren në detyrë për shkak të mungesës së forcave”.

Më tej në deklaratë thuhet se ky vendim është marrë në kuadër të vlerësimit të gjendjes dhe vëllimit të aktivitetit të forcave të rregullta dhe rezervë dhe si pjesë e procesit në të cilin ushtria planifikon rritjen e numrit të ushtarëve.

Pasi tërhiqet vëmendja se ushtria do të fillojë të marrë aplikimet nga ushtarët rezervë pas përfundimit të përgatitjeve, në deklaratë thuhet se ata që do të vlerësohen të përshtatshëm për t’u kthyer do të caktohen në njësi të ndryshme kur do të jetë e nevojshme.

Exit mobile version