Qeveria izraelite deklaroi se plazhet e vendit do ti mbushë me rërë turke.
Ministria izraelite e Mbrojtjes së Mjedisit miratoi importin e rërës së zezë dhe gri për të mbrojtur plazhin dhe bregun e detit në Ashkelon dhe Netanya.
Këtë lloj rëre Izraeli do ta importojë nga Turqia.
Sipas lajmit të medias izraelite sasia e rërës që do të blihet nga Turqia në fazën e parë do të jetë 1 milionë metra kub.
Në vitin 2012 Izraeli ka krijuar edhe një kompani publike me emrin “Mbrojtja e Karmave të Bregut Mesdhetar” (Protecting the Cliffs of the Mediterranean Shore). Shteti ka miratuar importimin e rërës përmes kësaj ndërmarrjeje për arsye se rëra vendore është më e shtrenjtë.
Sipas administratorit të kompanisë belge që do të realizojë importin në fjalë, rëra vendore e ka të vogël diametrin e kokrrizës, kurse ato të Turqisë janë dy herë më të mëdha.
Rëra që do të blihet nga Turqia do të përdoret në plazhet me gjatësi 2 dhe 4 km në brigjet e Ashkelon-it dhe Netanya-s.
Por përveç rërës së zezë dhe asaj gri, Izraeli kërkon edhe një lloj tjetër rëre. Kjo rërë nga ngjyrë të kuqe.
Një firmë izraelite që bën prodhim me derdhje me precizion të lartë ka aplikuar pranë Ministrisë së Ekonomisë së Turqisë për të blerë rërë të kuqe, të cilën do ta përdorë në proceset e prodhimit.