Izraeli sulmon sërish bazat ajrore të Sirisë

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka kryer sulme ndaj bazave ajrore siriane Tadmur dhe T-4, pranë qytetit të Palmirës në provincën Homs.

Në një postim në platformën X, ushtria izraelite tha se ka goditur “kapacitetet ushtarake të mbetura” në këto baza, vetëm disa ditë pas sulmeve të mëparshme ndaj tyre.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi të hënën se sulmet e Izraelit në Siri dhe Liban rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën. Ajo theksoi se këto sulme janë të panevojshme, pasi Siria nuk po sulmon Izraelin, dhe se kjo mund të nxisë më shumë radikalizim kundër Izraelit. /mesazhi