Izraeli sulmon Libanin e Jugut

Sulmet ajrore kishin në shënjestër një qendër komanduese të Hezbollahut, thotë ushtria izraelite

Ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratë për serinë e sulmeve ajrore të kryera në Libanin e Jugut.

Sulmet, sipas saj, kishin në shënjestër dhjetëra lansues raketash dhe një qendër komanduese të Hezbollahut.

Këto sulme të reja, të cilat pasuan zjarrin me raketa drejt veriut të Izraelit këtë mëngjes, kanë rritur frikën për një kolaps të armëpushimit disa mujor mes Izraelit dhe Hezbollahut.