Izraeli sulm ajror në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë sulm ajror ndaj tokave bujqësore në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer në pjesën qendrore të rajonit të bllokuar, ndërkohë që Ministria palestineze e Shëndetësisë nuk ka bërë ndonjë njoftim për viktima ose të plagosur.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, më herët tha se dy raketa janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit dhe se në Izrael janë aktivizuar sirenat.