Bëhet e ditur se ushtria izraelite ka organizuar sulm ajror në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se “Avionë ushtarakë të ushtrisë kanë goditur pozicionet e Hamasit në veri të Rripit të Gazës”.
Në njoftim pohohet se sulmi ajror është kundërpërgjigje ndaj sulmit raketor nga Gaza të ndërmarrë në orët e mbrëmjes në afërsi të rajonit Sdot Negev të Izraelit. Paraprakisht u theksua se raketa në fjalë ka rënë në sipërfaqe të zbrazët dhe nuk ka shkaktuar humbje në jetë ose plagosje.
Ndërkaq, sulmin me raketë me të cilin Izraeli u arsyetua, nuk e ka marrë përsipër asnjë grup palestinez në Rripin e Gazës.