Ushtria e Izraelit mëngjesin e sotëm ka kryer sulm ajror ndaj Rripit të Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se “Një objektiv i Brigadave İzzeddin el-Kassam, i cili është krahu ushtarak i Hamasit në Rripin e Gazës, është goditur me një avion pa pilot”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref Kudra mbrëmë në një deklaratë me shkrim tha se si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë 6 palestinezë ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat İzzeddin el-Kassam pretendojnë se Izraeli qëndron pas shpërthimit i cili shkaktoi vdekjen e 6 personave.
Ndërsa ushtria izraelite thotë se “nuk ka ndonjë lidhje me shpërthimin që ndodhi në Gaza”.