Ushtria izraelite sot nis stërvitjen ushtarake në Lartësinë e Golanit dhe luginën e Jordanit, të cilat ndodhen nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një lajm në faqen zyrtare të internetit të Kanalit 7 të Izraelit, duke u bazuar në një zyrtar ushtarak thuhet se forcat ushtarake izraelite sot do të nisin një stërvitje të gjerë ushtarake në luginën e Jordanit dhe në Lartësinë e Golanit, të cilat ndodhen në kufirin Izrael-Siri.
Duke paralajmëruar se në rajon mund të dëgjohen krisma për shkak të stërvitjes, thuhet se stërvitja në luginën e Jordanit do të zgjasë një ditë, kurse ajo në Golan një javë.
Nuk janë dhënë informacione mbi detajet e stërvitjes, e cila thuhet se do të mbahet “për kualifikimin e forcave ushtarake”.
Izraeli që nga viti 1967 mban nën pushtim Lartësinë e Golanit, e cila i përket Sirisë.