Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iz’raeli shk’atërron fshatin pa’lestinez Al-Arakib për herë të 227-të

Iz’raeli shk’atërron fshatin pa’lestinez Al-Arakib për herë të 227-të

Ushtria izraelite shkatërroi edhe një herë fshatin Al-Arakib, ku jetojnë beduinët palestinezë, në shkretëtirën Negev në jug të vendit, duke lënë shumë njerëz të pastrehë, raporton Anadolu.

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Al-Arakibit, Aziz al-Turi në deklaratën për Anadolu tha: “Autoritetet izraelite shkatërruan fshatin Al-Arakib për herë të 227. Ata shkatërruan gjithçka, ata fjalë për fjalë po kryejnë një krim”.

Ai theksoi se forcat izraelite shkatërruan fshatin për herë të fundit më 6 qershor. “Këto ngjarje tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë izraelite, e cila dëshiron të shkatërrojë gjithçka të arabëve”, tha Al Turi.

Lidhur me shkatërrimin e përsëritur të fshatit ku jetojnë përafërsisht 22 familje palestineze, zyrtari palestinez Turi tha: “Ne nuk do të heqim dorë nga Al-Arakibi sa të jemi gjallë”.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite shkatërroi shtëpitë e beduinëve palestinezë në Al-Arakib për të pestën herë që nga fillimi i vitit.

Automjetet ushtarake dhe buldozerët që i përkisnin ushtrisë izraelite shkatërruan tendat dhe shtëpitë prej druri dhe plastike në të cilat jetonin palestinezët në fshat.

Ushtria izraelite shkatërroi fshatin Al-Arakib, të cilin e shkatërroi për herë të parë më 27 korrik 2010, 14 herë në 2021, 15 herë në 2022 dhe 11 herë në 2023.

– Banorët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo shkatërrimi

Banorët vazhdojnë rezistencën e tyre duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo shkatërrimi nga forcat izraelite.

Izraeli, i cili nuk ofron shërbime thelbësore si energji elektrike dhe ujë për Al-Arakibin, si në fshatrat e tjera në rajonin e Negevit, nuk e njeh pronësinë e tokës së palestinezëve që jetojnë aty.

Sipas burimeve palestineze, administrata e Tel Avivit ka shpronësuar 11 milionë hektarë nga 12 milionë hektarë të shkretëtirës së Negevit, ku jetojnë 220 mijë palestinezë.

Exit mobile version