Forcat izraelite shkatërruan fshatin Beduin të al-Araqib në rajonin Negev të Izraelit jugor për të 114-tën herë që nga viti 2010.
Shkatërrimi i fundit u bë të mërkurën në mëngjes , dhe ishte hera e gjashtë për këtë vit, sipas agjencisë së lajmeve Wafa.
Wafa citoi dëshmitarët se zyrtarë të Autoritetit të Tokave të Izraelit (ILA), të shoqëruar nga policia izraelite dhe buldozerë, bastisën fshatin dhe shkatërruan të gjitha shtëpitë në zonë, të cilat u ndërtuan nga banorët e fshatit pas rrënimit të fundit muajin e kaluar.
Një zëdhënës i policisë izraelite i tha agjencisë Ma’an se ata nuk ishin në dijeni për ndonjë incident në el-Araqib të mërkurën.
Al-Araqib është një nga 35 fshatrat beduine që konsiderohen “të panjohura” nga okupatorët izraelit. Sipas Shoqatës për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI), më shumë se gjysma e rreth 160,000 beduinëve në Negev banojnë në fshatra të tilla. /MESAZHI/