Iz’raeli shkatërroi bllokun e plotë të banimit në Haret Hreik të Bejrutit

Sulmi në zonën Haret Hreik të Bejrutit ka fshirë një bllok të plotë, rreth gjashtë deri në nëntë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht. Bëhet fjalë për një bllok banimi afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

Nuk dihet saktësisht se sa persona janë vrarë. Por kur një sulm me eksplozivë kaq të mëdhenj, raketa të mëdha lëshohet drejt një zone të banuar, do të presim të shohim një numër të madh njerëzish të vrarë, thonë nga Aljazeera.

Ajo që ne dimë është se Izraeli ka punuar qëllimisht gjatë javëve të fundit për të goditur periferinë jugore të Bejrutit, duke synuar komandantët e Hezbollahut në zona të ndryshme për të çmontuar zinxhirin komandues të grupit.

Tani po thonë se kanë goditur një shtab komandues.