Izraeli pushton territore edhe në qytetin Daraa të Sirisë

Izraeli pushtoi dy fshatra në pellgun Yarmouk në qytetin Daraa të Sirisë ku u rrëzua regjimi i partisë Baath.

Izraeli ka zgjeruar pushtimin e tij në territoret e Sirisë që nga dita e rrëzimit të regjimit.

Ushtria izraelite pushtoi fshatrat Jamla dhe Maaraba në pellgun Yarmouk të qytetit jugor Daraa.

Banorët e rajonit protestuan kundër pushtimit të territorit të vendit nga Izraeli. Turmat erdhën në demonstrata me flamujt e rinj të Sirisë dhe brohoritën “Shporru Izrael”.

Gjatë demonstratës forcat izraelite hapën zjarr mbi turmën nga kodrat ku ata ishin pozicionuar. Një person ka mbetur i plagosur nga sulmi i ushtrisë izraelite.

Sulmet dhe pushtimi i Izraelit në Siri

Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj vendit u shtuan pas përleshjeve që u intensifikuan në Siri më 27 nëntor dhe njëkohësisht me rënien e regjimit 61-vjeçar të partisë Baath më 8 dhjetor.

Ushtria izraelite e cila filloi të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake dhe objektet e mbetura nga ushtria e regjimit, zgjeroi pushtimin e saj në territorin sirian, Lartësitë e Golanit.

Ushtria izraelite e cila hyri në zonën tampon përreth Lartësive të Golanit, e çoi pushtimin më tej dhe u afrua 25 kilometra nga kryeqyteti Damask.

Izraeli që nga viti 1967 i mban nën pushtim Lartësirat e Golanit që i përkasin Sirisë. Kufijtë e zonës tampon dhe zonës së demilitarizuar u përcaktuan me Marrëveshjen e Tërheqjes së Forcave të nënshkruar midis Izraelit dhe Sirisë në vitin 1974.