Izraeli pritet të diskutojë me SHBA-në për të qeverisur ushtarakisht Gazën

Ron Dermer

Sipas gazetës The Times of Israel, Ministri i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, pritet të zhvillojë bisedime këtë javë me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington, përfshirë Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Mike Waltz. Tema kryesore e diskutimeve do të jetë një plan për vendosjen e kontrollit ushtarak izraelit mbi Gazën.

Duke cituar një zyrtar izraelit anonim, gazeta raportoi se Dermer është nisur drejt kryeqytetit amerikan. Deri më tani, qeveria izraelite ka shmangur propozimet për një qeverisje ushtarake në Rripin e Gazës, por duket se me administratën e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Izraelit ka ndryshuar.

Kjo lëvizje pritet të ngjallë debate dhe reagime ndërkombëtare, pasi çdo vendim për një qeverisje ushtarake mund të përkeqësojë më tej situatën në rajon. /mesazhi