Izraeli pretendoi sot se ka vrarë një përfaqësues të Hezbollahut në regjimin sirian në një sulm ajror në kryeqytetin Damask, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee e identifikoi përfaqësuesin si Salman Nimer Juma’a.
“Juma’a luajti një rol kyç, në emër të Hezbollahut, brenda aparatit ushtarak sirian në transferimin e armatimit”, shtoi ai.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Hezbollahu apo regjimi sirian mbi pretendimin.
Një marrëveshje armëpushimi midis Libanit dhe Izraelit hyri në fuqi javën e kaluar, mes shpresave për t’i dhënë fund luftimeve 14-mujore midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Gati 4.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 16.500 janë plagosur në sulmet izraelite në Liban që nga tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.