Iz’raeli pretendon se 55 ra’keta janë lëshuar nga Libani

Ushtria izraelite sot në mëngjes njoftoi zbulimin e 55 raketave të lëshuara nga Libani që shkaktuan disa zjarre në veri të Izraelit, transmeton Anadolu.

Thuhet se sirenat e raketave u aktivizuan në disa qytete dhe vendbanime izraelite në zonën e Galilesë. Ushtria shtoi se disa nga raketat u rrëzuan ndërsa të tjerat ranë në zona të hapura, pa shkaktuar viktima.

Ushtria theksoi se ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarreve në disa lokacione si pasojë e gjuajtjes së raketave. Pretendohet se avionët luftarakë izraelitë sulmuan raketat e lëshuara drejt Izraelit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Frika për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut është rritur mes një shkëmbimi sulmesh ndërkufitare, veçanërisht pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, në Bejrut, më 30 korrik.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me mbi 40.100 palestinezë të vrarë që nga tetori i kaluar pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.