Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli po rimerr kontrollin e Korridorit Netzarim, zgjeron “zonën tampon” në Gaza,...

Izraeli po rimerr kontrollin e Korridorit Netzarim, zgjeron “zonën tampon” në Gaza, thotë Ushtria

Ushtria izraelite ka deklaruar se eskalimi i saj në Gaza, që ka shkaktuar të paktën 436 viktima, ka si qëllim krijimin e një “zonë tampon” të pjesshme në territor.

Në një postim në X, ushtria shkroi se gjatë 24 orëve të fundit, forcat e saj “kanë filluar një operacion të fokusuar tokësor në qendër të Rripit të Gazës dhe në jug, me qëllim zgjerimin e zonës së sigurisë dhe krijimin e një zone tampon të pjesshme mes veriut dhe jugut të Rripit”.

Ushtria shtoi se si pjesë e operacionit, forcat izraelite rimorën kontrollin e Korridorit Netzarim, nga i cili ishin tërhequr në shkurt gjatë fazës së parë të armëpushimit. Ky korridor, i krijuar nga Izraeli, ndan Gazën veriore nga ajo jugore.

Exit mobile version