Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli po përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit

Izraeli po përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit

Ushtria izraelite po përgatit një sulm të mundshëm ndaj Iranit, njoftuan mediat e vendit, duke cituar burime të mbrojtjes dhe diplomatike.

Tel Avivi ka informuar tashmë Shtetet e Bashkuara për planet e tyre.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, informoi Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, për përgatitjet për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Iranit gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, njoftuan mediat izraelite.

“Ministri i Mbrojtjes u tha amerikanëve se ai kishte udhëzuar ushtrinë që të përgatitej për opsionin ushtarak”, tha një burim i lartë i sigurisë i paidentifikuar për radion ushtarake izraelite.

I njëjti burim pohon se Teherani, edhe pse “afër prodhimit të materialit të mjaftueshëm të zbërthyeshëm për një bombë bërthamore”, nuk do ta kalojë atë kufi, sepse e kupton vështirësinë e një lëvizjeje të tillë, se programi i tij bërthamor shërben ekskluzivisht për qëllime civile.

Një tjetër burim diplomatik tha për mediat izraelite se njoftimi i Ganzit nuk hasi në asnjë kundërshtim nga zyrtarët amerikanë.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Gantz shprehu shpresën për thellimin e “dialogut dhe bashkëpunimit” me Uashingtonin kur bëhet fjalë për Iranin, si dhe për forcimin e “gatishmërisë së përbashkët ushtarake për t’u përballur me Iranin dhe për të ndaluar agresionin e tij rajonal dhe aspiratat bërthamore”.

Megjithëse Austin dukej më pak luftarak, ai tha se Uashingtoni ishte i shqetësuar për dështimin e Iranit për të treguar angazhim konstruktiv diplomatik, duke paralajmëruar se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ishte “gati t’i drejtohej opsioneve të tjera” përballë Teheranit.

Retorika armiqësore vjen mes bisedimeve të fundit në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015. Negociatat nuk kanë ecur sepse Teherani nuk po heq dorë nga kërkesa që Uashingtoni të heqë plotësisht sanksionet e tij “shtypëse”.

Marrëveshja bërthamore u shpërbë kur presidenti i atëhershëm Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2018, duke akuzuar Teheranin për shkelje të “frymës” së marrëveshjes në një farë mënyre. Që atëherë, Uashingtoni ka rifutur masat e vjetra dhe të reja kundër Teheranit dhe Irani ka vazhduar të punojë në programin e tij bërthamor.

Exit mobile version