Izraeli po ndërton një linjë të re ndarëse ushtarake në Gaza, duke prerë veriun e largët të Rripit, tregojnë imazhet satelitore të ekzaminuara nga ekipi faktmbledhës i BBC-së.
Trupat kontrollojnë dhe pastrojnë zonën në të gjithë gjerësinë e Gazës veriore.
Imazhet satelitore dhe pamjet video tregojnë se qindra ndërtesa midis Detit Mesdhe dhe kufirit izraelit janë shkatërruar, kryesisht në shpërthime të kontrolluara, sipas shërbimit publik britanik.
Imazhet tregojnë gjithashtu se trupat dhe automjetet izraelite janë vendosur përgjatë gjithë vijës së re të ndarjes.
Analistët thonë se pamjet sugjerojnë se Gaza është ndarë në zona për ta bërë më të lehtë kontrollin.
Më shumë se 100,000 njerëz tashmë janë zhvendosur nga veriu i largët i Gazës, sipas OKB-së.
Pamjet duket se tregojnë dy rrugë të gjata në të dyja anët e brezit të pastruar që lidhet me tokën e pastruar në të gjithë zonën urbane.
Kjo linjë kalon rreth nëntë kilometra përgjatë Gazës, nga lindja në perëndim, duke ndarë qytetin e Gazës dhe qytetet Jabaliya, Beit Hanoun dhe Beit Lahiya në Gazën veriore.
BBC thotë se ka informacione se ekziston një rrugë taktike midis Jabalia dhe qytetit të Gazës, pjesë e aktiviteteve operacionale që synojnë Hamasin në Jabalia.