Ushtria izraelite ka njoftuar se ka filluar operacionet ushtarake në jug të Gazës për të krijuar një korridor të ri ushtarak, të quajtur Korridori Morag. Ky korridor do të ndajë qytetin e Rafah-ut nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës, duke thelluar izolimin e një zone të rëndësishme për palestinezët.
Korridori Morag është emëruar sipas një vendbanimi të paligjshëm që u braktis në vitin 2005, dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë ushtarake për të kontrolluar më shumë territor në Gaza.
Korrespondentja e Al Jazeera-s, Hind Khoudary, që raporton nga Deir el-Balah, në qendër të Gazës, ka thënë se trupat izraelite po punojnë për të ndarë Rafah-n nga qytetet e tjera të Gazës, duke e bërë atë të pamundshme për t’u lidhur me pjesën tjetër të Ripit.
“Trupat izraelite po qëllojnë çdo njeri që afrohet në këtë zonë. E vetmja rrugë e hapur për palestinezët tani është korridori al-Rashid, i cili shtrihet përgjatë rrugës bregdetare,” tha ajo.
Sipas Khoudary, ky plan mund të çojë në një shtim të presionit ndaj qytetarëve të Rafah-ut, të cilët tashmë janë të shtypur dhe të detyruar të strehohen në qytetet e tjera, si Khan Younis dhe Deir el-Balah.
“Kjo do të thotë që më shumë palestinezë po shtyhen në këto zona, ndërsa Izraeli përpiqet të merr më shumë territor. Rafah është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi është rruga kryesore për kalimin e palestinezëve përmes kalimit Karem Abu Salem, kufiri i vetëm i hapur me Izraelin,” shtoi ajo.
Operacionet ushtarake izraelite po vazhdojnë të përkeqësojnë situatën e civilëve në Gaza, duke shtuar izolimin dhe vuajtjet për një popull që tashmë po lufton për mbijetesë në mes të sulmeve të ashpra. /mesazhi