Izraeli plagos të riun palestinez në fotografinë simbol

Ushtarët izraelitë kanë plagosur të riun palestinez Aid Ebu Amr (22), i cili është bërë fokusi i mediave botërore me fotografinë e shkrepur nga fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) gjatë protestave të ndërmarra për heqjen e bllokadës që Izraeli e zbaton prej vitesh.

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve të mbledhur në pjesën bregdetare në veri të rajonit me qëllim heqjen e bllokadës tokësore, detare dhe ajrore të zbatuar që nga viti 2006.

Theksohet se Ebu Amr, i cili ndodhej në mesin e protestuesve është plagosur në këmbë nga një plumb i vërtetë i përdorur nga ushtarët izraelite gjatë ndërhyrjes.

Ebu Amr i pranishëm në protestën e 15-të detare të organizuar që nga 29 maji e deri tani nga Lëvizja Kombëtare për të thyer bllokadën e Gazës në një deklaratë më parë ka thënë se ka marrë pjesë vazhdimisht në protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi e deri tani në kufirin me Gazën.

Fotografia e shkrepur nga fotoreporteri i AA-së, Mustafa Hassona rreth 3 javë më parë gjatë ndjekjes së protestave në Rripin e Gazës i është përngjasuar tablosë së piktorit francez Eugene Delacroix “Liria që i tregon rrugën popullit” e cila ka në temë revolucionin francez. Po ashtu kjo fotografi krahas mediave në rrjetin social ka shkaktuar edhe një interes të lartë tek shtypi botëror.

Më tej është theksuar se kjo kornizë fotografike do të bëhej një nga simbolet e rezistencës palestineze ku ndodhet Ebu Amr duke mbajtur në njërën dorë flamurin palestinez dhe në tjetrën llastik dhe e cila rrethohet me tymin e zi që ngrihet nga mjedisi.