Izraeli përshpejton përpjekjet për ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Kuds

Izraeli ka përshpejtuar përpjekjet për ndërtimin e 9 mijë njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në zonën industriale Atrut në veri të Kudsit nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e publikuar në kanalin zyrtar televiziv Kan të Izraelit thuhet se ka pasur zhvillime në projektin lidhur me ndërtimin e mbi 9 mijë njësive të banimit në zonën Artrut.

Izraeli ka për qëllim injorimin e kritikave ndërkombëtare lidhur me ndërtimin e njësive të vendbanimeve thuhet në lajmin nën të cilin theksohet se punimet e ndërtimit do të përfundojnë përpara 20 janarit kur do të marrë detyrën presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

Ndërkohë, tërhiqet vëmendja se zhvillimi në fjalë është realizuar pas takimit në nëntor të sekretarit amerikan Mike Pompeo me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Institucioni i planifikimit dhe territorit të Izraelit, më 15 nëntor të dielën hapi tenderin për ndërtimin e 1.257 banesave në njësinë e vendbanimeve hebreje Givat HaMatos në Kudsin Lindor.