Ministri i Sigurisë Publike të Izraelit, Gilad Erdan po përgatit një plan të sigurisë me arsyetim të “parandalimit të sulmeve palestineze në rajonin e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të kanalit televiziv privat, Kanali 10, ministri Erdan ka përgatitur një plan të sigurisë me arsyetim të parandalimit të sulmeve të palestinezëve, në rajonin e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.
Nëpërmjet pikave të mëdha të inspektimit, të cilat do të vendosen në kuadër të këtij plani që do t’i ngjajnë pikave të kontrollit ushtarak, kanë për qëllim shtrëngimin masave të sigurisë në rajonet Babu’l Amud dhe Qyteti i Vjetër.
Më tej thuhet se në këto rajone do të vendosen rojet kufitare dhe 40 kamera të mençura ndërsa aplikimi i planit në fjalë do të zgjasë me muaj.