Izraeli ka njoftuar përfundimin e ndërtimit të një muri të betonit rreth Rripin të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se muri 65 kilometra i gjatë dhe 6 metra i lartë ka një pengesë nëntokësore me sensor, si dhe një pengesë detare që përfshin mjete për të zbuluar ndërhyrjen në det dhe një sistem të kontrolluar armësh.
Muri po ashtu është pajisur me një grup radarësh dhe kamerash, si dhe me dhoma komandimi dhe kontrolli.
Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, tha se barriera “pengon Hamasin nga një nga aftësitë e tyre dhe vendos një mur hekuri midis tij dhe banorëve të jugut”.
Izraeli aktualisht po përfundon një mur tjetër në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilin e ndërtoi në vitin 2002.
Izraeli përmend “arsye të sigurisë” për ndërtimin e barrierës, por palestinezët dhe Kombet e Bashkuara (OKB) thonë se ndërtimi i murit synon “aneksimin e tokave palestineze” nga Izraeli. /aa