Iz’raeli përdori bo’mbë të prodhuar nga SHBA në su’lmin ndaj shefit të Hezbollahut, thotë senatori amerikan

Mark Kelly

Javën e kaluar, Izraeli përdori armë të prodhuar nga SHBA për të vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut, sipas senatorit amerikan Mark Kelly.

Në një intervistë në NBC, Kelly konfirmoi se në sulm u përdor një bombë e serisë Mark-84 900 kg.
Bomba drejtohej duke përdorur teknologjinë Joint Direct Attack Munition (JDAM), e cila i kthen bombat standarde në armë të drejtuara me saktësi.
Izraeli nuk ka komentuar mbi armët specifike të përdorura dhe Pentagoni amerikan ende nuk ka dhënë një përgjigje.