Ushtarët izraelitë ka ndaluar për tre orë në një ndërtesë një delegacion të Parlamentit Evropian i cili po kryente vëzhgime në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, njoftoi Lëvizja palestineze Fatah, transmeton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni që përbëhej nga deputetë italianë dhe grekë dhe disa vëzhgues palestinezë është përballur me gaz lotsjellës dhe shok bomba teksa kanë qenë duke kryer vëzhgime lidhur me gjendjen e palestinezëve, ndërsa po ashtu janë ndaluar për tre orë në një ndërtesë dhe janë penguar të vazhdojnë shëtitjet në qytet, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Fatah.
Në deklaratë, Lëvizja Fatah i bën thirrje shteteve të Evropës të pezullojnë marrëveshjet e partneritetit me Izraelin për shkak të sjelljeve ndaj deputetëve të tyre.
Sipas një lajmi të gazetës Jerusaelm Post më 30 gusht, ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, kishte deklaruar se kanë marrë vendim që rreth një mijë kolonë hebrenj në pjesën qendrore të Hebronit të largohen nga komuna e administruar nga administrata palestineze e Ramallahut.
Sipas një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Palestinës në vitin 1997, qyteti Hebron është ndarë në dy pjesë, H1 dhe H2.
Tetëdhjetë për qind e qytetit është nën kontrollin e autoriteteve palestineze, ndërsa 20 për qind nga aspekti i sigurisë është nën kontrollin e Izraelit, por administrata e qytetit është nën kontrollin e Palestinës.
Shërbimi komunal në tërë qytetin Hebron sigurohet nga administrata palestineze që nga data në fjalë.