Izraeli nuk ka plane për t’i dhënë fund luftës

Sipas Al Jazeera, mediat izraelite raportojnë se mund të ketë lëvizje rreth propozimit të ndërmjetësve për një armëpushim.

Egjiptianët kanë punuar për një formulë sipas së cilës Hamasi do të lironte pesë pengje izraelite në këmbim të 50 ditëve qetësi.

Zyra e kryeministrit izraelit u përgjigj duke thënë se ata kishin paraqitur një kundërpropozim në koordinim me administratën amerikane.

Ata kërkojnë lirimin e 10 pengjeve, si dhe trupat e disa prej atyre të vrarë gjatë luftës.

Dhe ata nuk po angazhohen për t’i dhënë fund luftës.