Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Izraeli në vitin 2024 shkatërroi 1.767 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor...

“Izraeli në vitin 2024 shkatërroi 1.767 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor”

Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se në vitin 2024, Izraeli shkatërroi 1.767 ndërtesa që u përkisnin palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), forcat izraelite midis janarit 2010 dhe janarit 2025 kanë dëbuar 2.822 palestinezë me shkatërrimet që kanë kryer në zonat A dhe B të Bregut Perëndimor.

Numri i palestinezëve të dëmtuar nga shkatërrimi i Izraelit në zonat A dhe B në Bregun Perëndimor ka kaluar mbi 90 mijë.

Administrata e Tel Avivit në zonat A dhe B të Bregut Perëndimor ka shkatërruar gjithsej 1.767 shtëpi dhe struktura në vitin 2024, duke përfshirë edhe ato në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në zonën C, ndërsa detyroi të migrojnë 4.258 palestinezë.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar ndërmjet Palestinës dhe administratës izraelite në vitin 1995, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës A”, që mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor të pushtuar iu la Palestinës, ndërsa menaxhimi administrativ i “Zonës B” që ishte 21 për qind iu la Palestinës dhe “siguria” e saj Izraelit, ndërsa “menaxhimi administrativ dhe i sigurisë” i “Zonës C”, që mbulon 18 për qind iu la Izraelit. Pas riokupimit të Bregut Perëndimor në vitin 2002, administratës palestineze nuk i mbeti më kontroll de facto në këto zona.

Nga ana tjetër, që nga 7 tetori 2023 e deri më tani 837 palestinezë mes tyre 167 fëmijë, humbën jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Exit mobile version