Autoritetet e Izraelit kanë filluar të ndërtojnë një vendbanim të ri në Bregun Perëndimor për kolonët hebrenj të cilët më parë janë zhvendosur nga vendbanimi Amona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm izraelit, Aryeh Mahlouff Deri deklaroi për televizionin Kanal 7 se procedurat ligjore dhe të projektit kanë përfunduar dhe se sot ka filluar ndërtimi i një vendbanimi të ri.
Në fund të vitit 2014, Gjykata e Lartë e Izraelit shpalli të paligjshëm vendbanimin hebre të Amonës, sepse ishte ndërtuar në një tokë private të marrë nga palestinezët ndërsa Zyra e Çështjeve Civile sugjeroi që për banorët e këtij vendbanimi të ndërtohet vendbanim i ri Amichai në jug të Nablusit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me këtë rast premtoi ndërtimin e një vendbanimi të ri për 50 familjet hebreje nga Amona.
Praktika e Izraelit gjatë dy dekadave të fundit ka qenë që në vendbanimet ekzistuese hebreje në Bregun Perëndimor të ndërtojë mijëra njësi të reja banimi ndërsa sot ka filluar ndërtimi i një vendbanimi tërësisht të ri.