Izraeli ndalon hyrjen e vaksinave kundër poliomelitit në Gaza, rrezik për shpërthim epidemie

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka akuzuar Izraelin për pengimin e hyrjes së vaksinave kundër poliomelitit, duke vënë në rrezik përpjekjet shtatëmujore për të ndaluar përhapjen e një epidemie në rritje.

Në një deklaratë të bërë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, autoritetet shëndetësore të Gazës paralajmëruan se kushtet sanitare në territor po përkeqësohen ndjeshëm, si pasojë e ndërprerjes së pompave të ujit dhe ndalimit të ndihmave ushqimore e mjekësore.

“Fëmijët janë veçanërisht të ekspozuar ndaj kequshqyerjes, diarresë, sëmundjeve të lëkurës dhe epidemive të rënda,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se ndalimi i qasjes në vaksina dhe ndihma jetike mund të shkaktojë pasoja katastrofike për popullatën civile, në veçanti për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. /mesazhi