Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli mund të mbetet në Libanin jugor përtej afatit 60-ditore të marrëveshjes...

Izraeli mund të mbetet në Libanin jugor përtej afatit 60-ditore të marrëveshjes së armëpushimit

Ushtria izraelite mund të mbetet në Libanin jugor përtej afatit 60-ditor të përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit të muajit të kaluar, transmeton Anadolu.

Gazeta ‘Israel Hayom’ tha se Tel Avivi po synon të mbajë forcat e tij në disa pika kontrolli në Libanin jugor përtej 60 ditëve të përcaktuara në marrëveshjen e armëpushimit.

Sipas të përditshmes izraelite, kjo lëvizje është diskutuar në nivelet më të larta politike dhe të sigurisë në Izrael.

Këtë lëvizje, gazeta izraelite ia atribuoi asaj që e quajti “dislokim i ngadaltë të ushtrisë libaneze në rajon”.

Një armëpushim i brishtë mes Libanit dhe Izraelit ka qenë në fuqi që nga 27 nëntori, me qëllim për t’i dhënë fund më shumë se 14 muajve të luftimeve intensive midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.

Sipas kushteve të armëpushimit, Izraelit i kërkohet të tërheq në faza forcat në jug të Linjës së Kaltër, kufirit de-fakto midis Izraelit dhe Libanit, ndërsa ushtria libaneze do të vendoset në Libanin jugor brenda 60 ditëve.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit tregojnë se që kur sulmi izraelit kundër Libanit filloi më 8 tetor të vitit 2023, në vend janë vrarë të paktën 4.063 njerëz, përfshirë gra, fëmijë dhe punonjës shëndetësor, ndërsa janë plagosur rreth 16.660 të tjerë.

Exit mobile version