Qeveria izraelite miratoi marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Rripin e Gazës pas një mbledhjeje që zgjati disa orë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit theksohet se koha dhe afatet për lirimin e të burgosurve do të fillojë të dielën.
Marrëveshje u soll për t’u diskutuar në takimin e Kabinetit Ministror të qeverisë izraelite, pasi ajo paraprakisht u miratua nga Kabineti i Sigurisë.