GAZA (AA) – Izraeli ka miratuar hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës ministri i Strehimit dhe Banimit në Gaza, Naxhi Serhan tha për gazetarin e AA se Izraeli ka pranuar futjen e materialeve të ndërtimit në këtë vend, të cilat do të përdoren për rindërtimin e vendbanimeve të dëmtuara gjatë sulmeve izraelite në vitin 2014.
Izraeli lejoi hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza edhe para 6 muajsh.
Gaza e cila ndodhet nën rrethimin e Izraelit prej shumë kohësh, u bë preh e një serie sulmesh izraelite të cilat nisën më 7 korrik 2014 dhe zgjatën 51 ditë. Gjatë këtyre sulmeve të paktën 2 mijë njerëz humben jetën dhe 12 mijë shtëpi u shembën.