Izraeli miraton dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për mësuesit dhe personat mbi 40 vjeç

Qeveria izraelite dha miratim për zbatimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për mësuesit dhe personat mbi 40 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bordi Këshillues për vaksinën dhe kontrollin e pandemisë COVID-19, mori vendim që të zgjerojë grupet mbi të cilët do të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19.

Sipas kësaj, doza e tretë mund të aplikohet për mësuesit dhe personat e moshës mbi 40 vjeç.

Pas vendimit, kryeministri Naftali Bennett njoftoi se këtë mëngjes do të marrë dozën e tretë.

– Mbi 1.2 milionë persona kanë marrë dozën e tretë

Izraeli në fund të muajit të kaluar mori vendim për aplikimin e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç ndërsa me 13 gusht për personat mbi 50 vjeç.

Në Izrael i cili ka rreth 9.3 milionë banorë, 5.871.000 perona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 5.431.000 dozën e dytë ndërsa 1.201.000 dozën e tretë. /aa