Bëhet e ditur se është mbajtur një “mbledhje sigurie” në Izrael në lidhje me ndikimin në rritje të Türiyes në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Sipas dy zyrtarëve izraelitë që folën për “The Jerusalem Post”, në takim u diskutua ndikimi turk në rritje në rajon dhe efektet e tij të mundshme në Izrael.
Njoftohet se në takim morën pjesë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, ministri i Jashtëm, Gideon Saar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi dhe disa zyrtarë të lartë.
Theksohet se takimi u mbajt për të diskutuar mbi ndikimin turk në rritje në Lindjen e Mesme dhe nëse ka “ndryshim në nivelin e kërcënimit ndaj Izraelit” me të.
Një zyrtar izraelit raportoi se kryeministri Benjamin Netanyahu gjithashtu pritet të mbajë një takim në ditët në vijim lidhur me ndikimin në rritje të Türkiyes në rajon.
Në raportin e fundit mbi buxhetin e mbrojtjes dhe strategjinë e sigurisë nga Komiteti Nagel, i krijuar nën urdhrat e Netanyahut, sugjerohej që administrata e Tel Avivit të përgatitej për një “luftë të mundshme” me Türkiyen.