Iz’raeli liron 33 pa’lestinezë me shenja to’rture të arr’estuar në Ga’za

Ushtria izraelite liroi 33 palestinezë të cilët i kishte arrestuar gjatë sulmeve tokësore në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Palestinezët që u liruan në lindje të Deir al-Belah në pjesët qendrore të Rripit të Gazës arritën në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa në qytet.

Burime nga fusha e shëndetësisë thanë për Anadolu se palestinezët që mbërritën në spital ishin të dobët dhe në trupat e tyre kishte shenja torture.

Ushtria izraelite kishte liruar më parë palestinezët e arrestuar në Gaza. Palestinezët e liruar thanë se ata i ishin nënshtruar rrahjeve, torturave, fyerjeve dhe poshtërimeve nga ushtarët izraelitë gjatë arrestimit të tyre.

Ushtria izraelite arrestoi mijëra palestinezë në Gaza, përfshirë fëmijë, gra, gazetarë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, ndërsa disa prej tyre u liruan, fati i pjesës tjetër nuk dihet.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 37.396 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 85.523 persona u plagosën.

Raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.